Jo më shkarkime ilegale – Google dhe Bing censurojnë përmbajtjet e paligjshme online
Google dhe Bing i Microsoft mund të vështirësojnë shkarkimin e përmbajtjeve të paligjshme, të paktën për përdoruesit e internetit në Mbretërinë e Bashkuar.
Kompanitë kanë nënshkruar një kod vullnetar të praktikës në një përpjekje për të goditur piraterinë në internet, raporton BBC.
Në teori faqet me material pirat do ti drejtojnë rezultatet e kërkimit drejt përmbajtjes juridike të Mbretërisë së Bashkuar më parë.
Procesi “do të përshpejtojë uljen në klasifikim të faqeve të paligjshme duke ndjekur njoftimet nga mbajtësit e të drejtave” një deklaratë e lëshuar nga grupet e mbajtësve të të drejtave.
BBC theksoi se Google (googl, + 0.23%) beson se tashmë ka mbrojtje të mjaftueshme për piraterinë në vend dhe kështu nuk ka në plan të ndryshojë në politikën.
Viola Hydi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.