Keni ide se si mund të përmirësohet gota e kafesë?“Starbucks” hap garën, ofron 10 milion dollarë
Pas disa vitesh përpjekjesh për të prodhuar një gotë apo kupë kafeje më shumë pro mjedisit, rrjeti i kafeneve “Starbucks” po bëhet gati t’u adresohet konsumatorët për ide të reja. Dhe ka vullnetin që të paguajë për këtë gjë.
Kompania ka njoftuar sëfundmi se po hap një sfidë 10 milion dollarë për modelin e një gote që është më e lehtë që të riciklohet. Kompania po bashkëpunon me një grup investitorësh që është fokusuar te riciklimi.
Një gotë kafeje konsiderohet në fakt një makth ambiental. Shumica prej tyre përbëhen nga karton dhe plastikë. Kjo bën që kafeja të mbajë ngrohtësinë por nga ana tjetër e bën të vështirë për riciklim.
Në këto kushte, jo vetëm rrjeti i njohur ndërkombëtarisht i kafeneve po ndërmerr një iniciativë të tillë. Kompani si “McDonald” apo “Dunkin’ Donuts” kanë ndërmarrë iniciativën që brenda 2-5 vitesh të ndërrojnë kupat me përmbajtje plastike e të vendosin të tjera që janë më të lehta për riciklim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.