Kuba, në krizë ilaçesh – Nuk ka në treg, situata përshkallëzohet ndjeshëm
Kuba po kërkon që të zgjidhë një emergjencë të shfaqur fillimisht një vit më parë, por që së fundi është rënduar ndjeshëm; atë të mungesës së ilaçeve. Kjo krizë vjen si pasojë e mungesës së parave. Sistemi shëndetësor kuban, i ndërtuar nga Fidel Kastro është një ndër thesaret e revolucionit i cili është propaganduar gjithmonë me fanatizëm.
Pavarësisht retorikës së partisë shtet, sistemi shëndetësor kuban ka qenë i suksesshëm në pjesën dërrmuese, duke llogaritur këtu edhe embargon disa dhjetëra vjeçare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithsesi, 85% e medikamenteve dhe pajisjeve të tjera shëndetësore në vend janë të importuara. Së fundmi Kuba është gjendur në vështirësi për të paguar furnitorët.
Tashmë Kuba gjendet në recesion pas krizës së rëndë të likuiditetit që goditi vendin. Në vend mungojnë disa prej medikamenteve bazë. Kjo mungesë ilaçesh ka bërë që farmacistët t`i shesin ato pak në dispozicion në tregun e zi me çmime të shumëfishuara.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.