Ministri saudit i Energjisë shpreson të balancojë tregun e naftës përpara vitit të ardhshëm
Ministri saudit i Energjisë Khalid al-Falih tha të shtunën se shpreson që prodhuesit e naftës do të jenë në gjendje të balancojnë tregun e naftës përpara vitit të ardhshëm.
“Ne shpresojmë që do të balancojmë tregun para vitit të ardhshëm. Ne po punojmë për këtë,” u tha Falih gazetarëve në kuadër të takimit të ministrave të energjisë dhe mjedisit të G20 në Karuizawa, Japoni, kur u pyet rreth situatës aktuale të tregut të naftës.
Falih ka deklaruar në fillim të këtij muaji se Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) ishte afër pranimit të zgjerimit të një pakti mbi prerjen e furnizimeve të naftës përtej qershorit, megjithëse ende duhej më shumë bisedime me vendet jo-OPEC që ishin pjesë e marrëveshjes së prodhimit.
Burimi: Reuters
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.