OBSH paralajmëron: “Kjo pandemi ishte e rëndë, por nuk është më e rënda!”
Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë paralajmëruar se edhe pse pandemia e koronavirusit ka qenë shumë e rëndë, ajo “nuk është domosdoshmërisht më e rënda” dhe se bota do të duhet të mësojë të jetojë me Covid-19.
Virusi do të bëhet endemik, edhe kur vaksinat të fillojnë në SHBA dhe MB, thotë profesor David Heymann, kryetari i grupit këshillues strategjik të OBSH-së për rreziqet infektive.
“Bota ka shpresuar për imunitetin e tufës, që disi transmetimi do të zvogëlohej nëse mjaftueshëm persona ishin imunë,” tha ai për mediat.
Por Heymann, i cili është gjithashtu një epidemiolog në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, tha se koncepti i imunitetit të tufës ishte keqkuptuar.
“Duket se fati i SARS-CoV-2 [Covid-19] është të bëhet endemik, ashtu si edhe katër koronavirusë të tjerë njerëzorë, dhe se ai do të vazhdojë të shndërrohet ndërsa riprodhohet në qelizat njerëzore, veçanërisht në zonat me popullim më intensiv.
Roli i parë i vaksinës do të ishte parandalimi i sëmundjeve simptomatike, sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve, tha ai. Por nëse vaksinat do të zvogëlojnë gjithashtu numrin e infeksioneve ose do të parandalojnë njerëzit që të përhapnin virusin, mbetet për t’u parë.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.