Përballë Pandemisë – Si po e përballojnë luftën me koronavirusin Shqipëria dhe vendet e tjera – SCAN MAGAZINE
Me një numër të rasteve të prekur nga Covid-19, gjithnjë e më shumë me ritme të frikshme, mjekët nuk janë tërhequr nga beteja edhe pse nëpër spitale ka mungesë të theksuar shtretërish por dhe të pajisjeve mjekësore, duke nisur nga mjetet mbrojtëse e deri tek ato kuruese.
Veç masave të propozuara, në emër të parlamenteve të vendeve tona, mirëpresim çdo lloj ndihme që Bashkimi Evropian është i gatshëm të vejë në dispozicion të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkruhet në letrën e kryeparlamentarëve të rajonit.
Mesa dukej Europa dhe jo vetëm, por dhe Britania e Madhe si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk ishin gati për të përballuar një pandemi sikurse kjo e koronavirusit. Kina ishte vendi në të cilin ‘lindi’ ky virus dhe shënoi një numër të lartë vdekjesh, duke u përhapur më pas frikshëm në Europë, me në krye Italinë, e cila brenda pak javësh, shënoi një numër më të lartë viktimash se sa Kina.
Deri para shfaqjes së këtij virusi, Italia cilësohej si vendi i dytë në botë me një sistem shëndetësor elitar, mirëpo shifrat e të prekurve me Covid-19; shifrat e atyre që kanë humbur jetën; dhe gjendja në të cilën ndodhen mjekët italianë, të cilët duhet të zgjedhin se cili nga pacientët duhet të jetojë e cili jo, për shkak të kolapsit të krijuar, duket se e ka ‘’thyer’’ sistemin shëndetësor të klasit botëror që karakterizonte Italinë.
Mjekët por dhe profesionistët e tjerë të sistemit shëndetësor, të cilët ndodhen në vijën e parë, të luftës ndaj koronavirusit, edhe pse të arsimuar cilësisht dhe të trajnuar më së miri, nuk arritën dot të bënin asgjë për të përballuar këtë gjendje.
Me një numër të rasteve të prekur nga Covid-19, gjithnjë e më shumë me ritme të frikshme, mjekët nuk janë tërhequr nga beteja edhe pse nëpër spitale ka mungesë të theksuar shtretërish por dhe të pajisjeve mjekësore, duke nisur nga mjetet mbrojtëse e deri tek ato kuruese.
Ajo që e bën situatën edhe më të vështirë është se disa nga shtretërit janë duke u përdorur për të trajtuar vetë personelin mjekësor, ku më shumë se 20 deri 30 përqind e profesionistëve të kujdesit shëndetësor u infektuan nga virusi.
Mirëpo, ajo që kemi parë në Itali është skenari që do fillojmë të shohim tek të gjitha spitalet në mbarë botën në javët dhe muajt e ardhshëm. Kurba e koronavirusit tregon që shumë shtete nga Europa mund të përballen me një rritje të ngjashme me atë të Italisë brenda disa javësh.
Sipas modeleve matematikore të përpunuara nga epidemiologët për të gjurmuar virusin, paraqitet një trajektore në rritje të infeksioneve në Spanjë, Gjermani, Francë dhe Britani, si një shenjë paralajmëruese për të gjitha spitalet që të marrin masa e të hartojnë plane paraprake për një funksionim të mirë të tyre, duke synuar një rritje të numrit të stafit mjekësor si dhe përmirësimin e sistemit shëndetësor.
Një situatë e ngjashme parashikohet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku shumë spitale dhe sisteme shëndetësore në të gjithë shtetet funksionojnë në mënyrë rutinore, dhe një rritje mund të krijojë probleme serioze. Spitalet mund të mbështetetn tek sistemet e zhvilluara për Ebola dhe sëmundje të tjera infektive që janë shfaqur në të kaluarën për përballuar përhapjen e Covid-19.
Me një skenar të ngjashëm pritet të përballet dhe vendi ynë, edhe pse masat kufizuese u morën që në fillim. Ngërçi me pajisjet mjekësore në mungesë si dhe kapaciteti i vogël i shtretërve por edhe i stafit mjekësor, solli nevojën që qeveria të kërkonte ndihmë jo vetëm nga Kina, e cila duket se e tejkaloi me sukses këtë sfidë, por edhe nga vendet fqinje.
Kësaj kërkese, iu përgjigj menjëherë Turqia, e cila u shndërrua në një shembull për gjithë Europën, sa i përket mekanizmave që përdori për të shmangur përhapjen e gjerë të këtij virusi. Madje ndaj Turqisë, janë dërguar dhe njëzetë e gjashtë vende, ndër të cilat edhe Italia, Kina, Irani, Turkmenia, Vietnami, Koreja e Jugut, Anglia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), sa i përket informacioneve dhe eksperiencës nga Ministria e Shëndetësisë së Turqisë në lidhje me luftën kundër epidemisë së koronavirusit.
Sa i përket Shqipërisë, rreth 4.5 ton pajisje mjekësore janë dërguar nga Stambolli, nëpërmjet flotës së re të autoambulancave të Emergjencave Civile. Në këto pajisje mjekësore, përfshiheshin maska, doreza, veshje për personelin mjekësor, i cili po lufton në vijën e parë në frontit të luftës me koronavirusin, por edhe aparatura.
Por lufta me koronavirusin, frikësoi dhe mjaft vende të Europës, të cilat ndaluan eksportin e materialeve mjekësore për të gjitha vendet që kërkonin ndihmë. Ndërkaq, kryeparlamentarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kërkojnë që vendet e Ballkani Perëndimor të përjashtohen nga vendimi për të kufizuar eksportin e pajisjeve mjekësore nga Bashkimi Europian si dhe të gjitha fondet e tjera në dispozicion nga burimet e BE-së të përdoren për të luftuar pandeminë COVID-19.
‘’Të vetëdijshëm për kompleksitetin e situatës së pandemisë COVID-19, numrin e personave të infektuar dhe pajisjet e pamjaftueshme mjekësore të vendeve tona, sot, më tepër se kurrë, kemi nevojë për solidaritet, një qasje të koordinuar dhe veprim të përbashkët. Ndaj, kërkojmë që vendet e Ballkanit Perëndimor: Të përjashtohen nga vendimi për të kufizuar eksportin e paisjeve mjekësore nga Bashkimi Evropian dhe të përfshihen në skemën e autorizimit të eksportit BE-së; Të kenë akses në prokurimin e përbashkët me BE-në të paisjeve mjekësore për të luftuar pandeminë; Të lejohen që një pjesë e fondeve të Programit IPA II dhe të gjitha fondet e tjera në dispozicion nga burimet e BE-së të përdoren për të luftuar pandeminë COVID-19. Veç masave të propozuara, në emër të parlamenteve të vendeve tona, mirëpresim çdo lloj ndihme që Bashkimi Evropian është i gatshëm të vejë në dispozicion të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkruhet në letrën e kryeparlamentarëve të rajonit.
Duket se pas pandemisë globale, bota nuk do të jetë si më parë, për shkak se pritet të ndërtohet një sistem i ri global, politik, ekonomik dhe shoqëror.
Elefteria Zguri / SCAN Magazine
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.