Pse e shtyu regjistrimin e popullsisë Maqedonia e Veriut?
Dy kryetarët e partive më të mëdha maqedonase LSDM dhe VMRO DPMNE, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickovski kanë rënë dakord që të shtyhet për në muajin shtator regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut.
Regjistrimi ishte parashikuar të zhvillohej nga 1 deri më 20 prill, por lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, kërkoi shtyrjen e këtij procesi për shkak të përkeqësimit të situatës së Covid.
Po ashtui, në takimin mes kryeministrit dhe kreut të opozitës ëhstë rënë dakord që të shtyhet edhe procesi zgjedhor, për në muajin tetor, pasi të ketë përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.