1 milion doza përforcuese në ditë – Japonia ndërmerr masën drastike si pasojë e infeksioneve rekord ne vend!
Qeveria japoneze synon të administrojë një milion përforcues vaksinash kundër koronavirusit në ditë për të frenuar valën e re të infeksioneve të shkaktuara nga varianti Omicron. Këtë e tha kryeministri Fumio Kishida, ndërsa vendi po regjistron ritme infeksionesh të paprecedentë, duke kaluar pragun e 100 mijë rasteve në ditë.
Sipas vlerësimeve të qeverisë, vetëm 4.8% e popullsisë prej 128 milion njerëz morën dozën e tretë, një përqindje shumë më e ulët se ajo e kombeve europiane.
Në një seancë parlamentare, Kishida raportoi se kishte diskutuar me Ministrin e Shëndetësisë, Shigeyuki Goto, dhe anëtarë të tjerë të ekzekutivit për të bërë të mundur hapjen e qendrave të reja të vaksinimit masiv në Tokio dhe Osaka dhe përfshirjen e Forcave të Vetëmbrojtjes.
Sipas kreut të komisionit mjekësor qeveritar, Shigeru Oma, vala e gjashtë ka të ngjarë të arrijë kulmin e saj brenda dy javësh, edhe në zonat ku ka një gjendje “gati emergjente”, e cila aktualisht barazohet me 34 nga 47 prefekturat e arkipelagut duke përfshirë kryeqytetin Tokio. Që nga fillimi i pandemisë, Japonia ka raportuar 3,300,580 raste të koronavirusit, me 19,300 vdekje të konfirmuara. Ilsoe24ore
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.