10 drejtuesit më të paguar në SHBA për vitin 2016

Kompanitë teknologjike dhe liderët e tyre u renditën edhe një herë mes drejtuesve më të paguar të Shteteve të Bashkuara. 6 nga 10 CEO-t më të paguar për vitin 2016 janë nga kompani të cilët veprojnë në fushën e teknologjisë dhe internetit, ndërsa 3 të tjerë drejtojnë kompani apo firma që ofrojnë shërbime financiare.
Nr. | Emri | Kompania | Totali |
1. | Marc Lore | Wal-Mart Stores Inc. | $236,896,191 |
2. | Tim Cook | Apple Inc. | $150,036,907 |
3. | John S. Weinberg | Evercore Partners Inc. | $123,991,055 |
4. | Sundar Pichai | Alphabet Inc. (Google) | $106,502,419 |
5. | Elon Musk | Tesla Inc. | $99,744,920 |
6. | Virginia M. Rometty | International Business Machines Corp. (IBM) | $96,764,750 |
7. | Mitch Garber | Caesars Acquisition Co. | $91,146,468 |
8. | Philippe P. Dauman | Viacom Inc. | $87,841,249 |
9. | Leslie Moonves | CBS Corp. | $83,645,290 |
10. | Mario J. Gabelli | Gamco Investors Inc. | $75,965,266 |
Bie në sy që e vetmja grua mes 10 drejtuesve më të paguar është Virginia “Ginni” Rometty, e para grua që drejton IBM dhe një nga 50 njerëzit më influencialë në botë, e konsideruar nga Bloomberg dhe një nga 50 gratë më të fuqishme në biznes, e konsideruar nga Fortune për 10 vite rresht.
Rroga më e lartë është 3,6 milionë dhe i takon Philippe Dauman të konglomeratit Viacom. Gjithë pjesa tjetër e kompensimit financiar vjen në formën e bonuseve, dhënies së aseteve në kompani, etj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.