49 mln euro për zhvillimin ekonomik dhe sundimin e ligjit, Hashim Thaçi nënshkruan marrëveshjen në SHBA

Presidenti Hashim Thaçi ka shkruar një marrëveshje për më shumë investime, ku Kosova do të jetë përfituese e 49 mln USD.
Marrëveshja është nënshkruar në Uashington mes Thaçit dhe udhëheqësin në detyrë të Korporatës së Sfidës Mijëvjeçare të Qeverisë Amerikane (MCC) Jonathan Nash.
Në një postim në Facebook, Thaçi shkruan më tej: “Marrëveshjen investuese që e nënshkruam me udhëheqësin në detyrë të MCC-së, Jonathan Nash, prej 49 milionë dollarëve në Uashington, do të hapë një faqe të re të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, të fokusuara në zhvillimin ekonomik dhe sundimin e ligjit. Kjo marrëveshje është një mjet i ri shumë i fuqishëm i mbështetjes për qytetarët e Kosovës. Këto investime do ta ndihmojnë Qeverinë e Kosovës dhe bizneset kosovare të merren me furnizimin me energji elektrike, me kursimin e energjisë dhe me bërjen e Qeverisë transparente për qytetarët. Do të jemi gjithmonë mirënjohës ndaj administratës amerikane, kongresmenëve dhe senatorëve për përkushtimin e tyre ndaj Kosovës dhe për sjelljen e MCC-së. Tani është obligim i institucioneve të Kosovës që të fillojnë të punojnë që nga nesër për ta bërë këtë marrëveshje një arsye për festim për mijëra njerëz në Kosovë”, shkruan Thaçi.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.