A e dini se pse çamçakëzi ndalohet me ligj që prej 1992 në Singapor?!

Sëbashku me ligjet kundër përshtyrjes dhe urinimit në vende të tjera përveçse në tualet (ku duhet përmendur se është ligjërisht e detyrueshme shtypja e shkarkuesit të ujit), në Singapor ka edhe një ligj që ndalon përdorimin e çamçakëzin.
Ligji është i miratuar në vitin 1992 dhe ka si synim mbajtjen e pastër dhe të rregullt të qytetit.
Në vitin 2004, Singapori u “liberalizua” paksa në këtë drejtim duke bërë disa përjashtime për qëllime terapeutike, dentare apo për çamçakëzet me nikotinë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.