Ari bie poshtë 1,800 dollarë – Investitorët presin takimin e Rezervës Federale. Ndikon edhe rritja e dollarit
Ari është tërhequr poshtë nivelit të 1,800 dollarëve për onz në tregtinë e së martës, ndërkohë që investitorët janë treguar të kujdesshëm përpara takimit të Rezervës Federale, duke pritur të dhëna për kohën e tkurrjes së politikave monetare nga banka. Norma spot e arit mbeti e pandryshuar në 1,796.3 dollarë për onz, pasi ra në nivelin më të ulët të sesionit prej 1,792, ndërkohë që dollari i fortë ka zbehur tërheqjen e metalit.
Indeksi i dollarit, që mat performancën kundër valutave rivale, u rrit me 0.2%, në nivelin më të lartë në 3 muaj e gjysmë, duke e bërë arin më të shtrenjtë për mbajtësit e valutave të tjera. Rrita e rasteve me Covid në Shtetet e Bashkuara, sipas analistëve, do të bëjë që Rezerva Federale të mbajë politikat monetare të pandryshuara.
Takimi i bankës përfundon ditën e mërkurë, ku do të bëhet deklarata për politikat, ndjekur nga konferenca e kryetarit të bankës Jerome Powell. Investitorët do shohin se si banka do reagojë ndaj rritjes së shpejtë të inflacionit, ndërkohë që përballet edhe me kërcënim nga varianti më i transmetueshëm Delta i koronavirusit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.