Ari “tërhiqet” në nisje të Javës / Ndikon rritja e dollarit. Investitorët presin takimin e Rezervës Federale
Çmimi i arit ra në nivelin më të ulët në 1 Javë ditë ne Hënë, prej rritjes së dollarit amerikan dhe ndërkohë që investitorët po presin takimin e Rezervës Federale këtë Javë. Norma spot e arit ra me 0.6% në 1,864.61 dollarë për onz, që është niveli më i ulët që prej 5 Qershorit. Dollari u rrit me 0.1% në nivelin më të lartë në 1 Javë kundër valutave rivale, duke e bërë arin më të shtrenjtë për mbajtësit e valutave të huaja. Javën e kaluar, të dhënat treguan një rritje të fortë të çmimeve të konsumit në SHBA për Majin. Megjithatë, poilitikëbërësit e Rezervës Federale kanë thënë vazhdimisht se inflacioni do jetë i përkohshëm. Investitorët presin tashmë takimin që nis më 15 Qershor tek Rezerva Federale, për detaje mbi perspektivën e inflacionit dhe politikat monetare në të ardhmen. Analistët presin që banka të rrisë fleksibilitetin tek programi i lehtësimit sasior gjatë takimit. Sipas projeksioneve, norma spot mund të bjerë poshtë nivelit të suportit prej 1,860 dollarë për onz, drejt 1,842 dollarë. Spekulatorët reduktuan pozicionet për blerje (long) në javën e kaluar për arin, duke e zëvendësuar në portofol me argjendin.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.