Arrestohet ne Hungari ish kryeministri maqedonas Gruevski. Dalin pamjet me pranga në duar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut është arrestuar sot në mëngjes me kërkesë të gjykatës, bëjnë me dije mediat maqedonase. Gruevski siç shihet në fotografi është paraqitur me kapele dhe me syze të cilat sipas tij kushtonin vetëm 300 euro, dhe fsheh prangat në duar poshtë xhaketës së tij.
Maqedonia kërkoi ekstradim për vuajtje të dënimit me burg prej dy viteve për blerjen e makinës tip Mercedes në rastin e PSP-së me emrin “Tanku”, dhe për ngjarjet që ndodhën në Kuvend më 27 prill 2017, për të cilat ai dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve.
Gjykata në Hungari sot vendos për ekstradimin e ish kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski, i cili iku në Budapest, në nëntor të vitit të kaluar. Seanca ka qenë e mbyllur për mediat, ndërsa detajet do të mësohen pas përfundimit të seancës.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.