“Ata kanë Iphone por ka edhe Samsung”! Erdogan, fushatë bojkoti edhe për produktet elektronike amerikane
Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Turqia do të bojkotojë produktet e elektronikës që vijnë nga Amerika; një lëvizje e fundit e përshkallëzuar kjo në marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Washington-it. Bojkoti, që Erdogan e njoftoi në një fjalim me rastin e 17 vjetorit të qeverisjes së forcës së tij politike, është pjesë e një fushatë të gjerë që Turqia ka nisur kundër sanksioneve amerikane.
“Do të përforcojmë bojkotin ndaj produkteve elektronike amerikane. Nëse ata kanë Iphone, është edhe Samsung” tha Erdogan duke iu referuar kompanisë koreanojugor të prodhimit të celularëve, sipas “WSJ”.
Për më shumë lexo edhe: http://www.scan-tv.com/renia-rekord-e-lires-cfare-do-te-ndodhe-ne-te-ardhmen-me-turqine/
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.