Barra fiskale për nëpunësit – Në Belgjikë shteti mban 54% të pagës, në Kili 7%
Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim ka publikuar edicionin e fundit të taksës mbi pagat, ku analizohet barra fiskale mbi pagat e punonjësve në 35 vendet anëtare të Organizatës.
Vendi i parë i listës nuk është aspak surprizë, pasi e mban të mbërthyer prej kohës, dhe është pikërisht Belgjika, ku punonjësve iu mbahet plot 54% nga paga e tyre. Në vend të dytë renditet Gjermania me 49.4%, e ndjekur nga Hungaria me 48.2%.
Në Shtetet e Bashkuara kjo normë fiksohet në 31.7%, e në Kanada e Britani në 30.8%. Në të gjitha rastet bëhet fjalë për punonjësit beqar, pasi në pjesën dërrmuese të këtyre shteteve ka incentiva për punonjësit e martuar, ku norma e taksimit reduktohet ndjeshëm. Shembulli konkret janë vendet europiane. Barra fiskale më bujare është në Zelandën e Re dhe Kili, 17.9 dhe 7% respektivisht.
Rritja më e madhe në krahasim me vitin 2015 ndërkohë regjistrohet në Greqi, me 1%, duke u ngjitur në 40.2%. Mesatarja e vendeve të organizatës ndërkohë fiksohet në 36%.
Belgjikë 54%
Gjermani 49.4%
Itali 47.8%
Greqi 40.2%
SHBA 31.7%
Kili 7%
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.