BE mbron Kinën në sytë e industrisë

Ndërsa Bashkimi Europian krijon lidhje më të ngushta me Kinën, blloku po lëviz gjithashtu për të qetësuar shqetësimin se eksportuesit kinezë do të shkatërrojnë industritë Europiane duke filluar nga çeliku deri tek energjia diellore.
BE do të vazhdojë bashkëpunimin por do të imponojë pagesa të larta ndaj bizneseve kineze që shesin mallra nën kosto në Evropë nën një rregullim të planifikuar të tarifave, sipas Salvatore Cicu, një anëtar Italian i Parlamentit Europian. Evropa po riorganizon mënyrën se si llogariten detyrimet për këto importe në përgjigje të kërkesave kineze për trajtim më të favorshëm tregtar.
“Ne duam të japim një mesazh politik – veçanërisht në Kinë – se jemi të hapur për tregti, por industritë e BE nuk duhet të penalizohen”, Cicu, i cili drejton një projekt-ligj mbi çështjen e shumë debatuar përmes parlamentit Europian, u shpreh dhe tha “Ne mund të gjejmë një kompromis efektiv”.
Në takimet e zhvilluara në Bruksel, udhëheqësit kinezë dhe evropianë vazhduan të tregojnë dëshirën për të afruar lidhjet tregtare dhe atë të investimeve. BE po kërkon të krijojë lidhje të forta ndërkombëtare pa rindezur valën populiste në Evropë kundër efekteve negative të globalizmit në industritë vendase dhe punësimit.
Ndërkohë, blloku i tregon Kinës se tregtia më e hapur me Europën së pari kërkon më pak pengesa për investimet e huaja në tregun kinez. Pasi presidenti kinez Xi Jinping përdorte forumin Davos të biznesit global dhe elitave politike për të portretizuar vendin e tij si kampion të tregjeve të lira, komisioneri i tregtisë i BE Cecilia Malmstrom tha se ajo ende po kërkon rezultate.
“Të gjithë presim tani që vërejtjet e presidentit të përkthehen në veprim dhe për ti bërë më të hapura tregtinë dhe investimet”, tha Malmstrom në një konferencë biznesi midis BE-së dhe Kinës.
Mosmarrëveshjet mbi tregtinë penguan të dy palët që të hartojnë dhe planifikojnë deklaratën e tyre të parë për ndryshimet klimatike dhe energjinë e pastër në samitin e mbajtur, sipas një zyrtari të BE, i cili tha se mosmarrëveshja lidhur me çështjet tregtare nuk kishte asnjë ndikim mbi unitetin për ngrohjen globale.
Ambasadori Yang Yanyi, kreu i misionit kinez në BE, i tha agjencisë zyrtare të Kinës Xinhua para takimit që mund të lindin disa dallime mes dy rajoneve ndërkohë që të tjerët janë shumë larg akoma, por “çelësi është të kuptojmë se si t’i menaxhojmë dhe t’i trajtojmë këto dallime ashtu siç duhet”.
Cicu, një vendas i Sicilisë duke shërbyer mandatin e tij të parë si ligjvënës i BE-së, tha se industritë evropiane kanë pak frikë nga reforma e planifikuar e sistemit të bllokut për përcaktimin e detyrimeve “anti-dumping”. Në rrezik është niveli i taksave evropiane të importit për miliarda euro të mallrave.
Ndërkohë që është partneri tregtar i BE-së nr. 2 pas SHBA, Kina është e grupuar me skuadrën e Bjellorusisë dhe Koresë së Veriut, duke mos pasur një përcaktim të ekonomisë së tregut nga Evropa dhe duke u përballur me më shumë detyra evropiane “anti-dumping” se çdo vend tjetër.
Pas viteve të ngadalësimit, BE u zhvendos për të përmirësuar statusin e Kinës në nëntor kur Malmstrom propozoi të ngrejë klasifikimin e vendit në rastet e dumpingut. Një marrëveshje përfundimtare e BE ka të ngjarë të arrihet deri në fund të vitit, sipas Cicu. Hapi tjetër është një votim i 20 qershorit në komisionin e tregtisë së Parlamentit të BE për amendamentet që ai propozon.
“Ne jemi të sigurt për të gjetur një konvergjencë të pikëpamjeve,” tha Cicu. “Nëse e menaxhojmë këtë siç duhet, nuk do të jetë aq e keqe për industrinë evropiane”.
Për të parandaluar një përmbytje të importeve të lira nga Kina, BE-ja ka përfshirë në projekt-ligj një formulë të veçantë për llogaritjen e detyrimeve “antidumping” ndaj vendeve, tregjet e të cilave konsiderohen se kanë “shtrembërime të konsiderueshme” nga ndërhyrja e shtetit. Një dispozitë e lidhur do të lejonte Komisionin Evropian, autoritetin tregtar të BE-së në Bruksel, të raportojë për shtrembërimet rajonale, duke ndihmuar industritë evropiane gjatë paraqitjes së ankesave të dumpingut.
Pas votimit të 20 qershorit në komisionin e tregtisë së Parlamentit të BE, Cicu planifikon të fillojë negociatat për një marrëveshje përfundimtare me përfaqësuesit e qeverive kombëtare të bllokut, të cilat tashmë kanë arritur një marrëveshje mes tyre.
Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.