Biden vijon të inkurajojë vaksinimin – “Të pavaksinuarit po mbushin spitalet. Nuk ka vend për të sëmurët e tjerë”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka udhëtuar në Ilinois, ku ka vazhduar përpjekjen e administratës së tij për të inkurajuar njerëzit të marrin vaksinën e Covid-19. Biden ka urdhëruar muajin e kaluar të gjithë punëtorët federalë dhe kontraktorët që të vaksinohen si dhe bizneset me 100 apo më shumë punnonjës që të vaksinohen ose të testohen çdo javë. Presidenti u përpoq gjithashtu të bindë të pavaksinuarit, pasi nuk po lënë vend në spitale për njerëzit e tjerë.
Kjo po bëhet një pandemi e të pavaksinuarve. Të pavaksinuarit po mbushin spitalet, po mbingarkojnë dhomat e emergjencave dhe njësitë e kujdesit intensiv. Të pavaksinuarit nuk po mundësojnë vend për ata që pësojnë sulm në zemër, apo që kanë nevojë për një operacion ndaj kancerit dhe shumë të tjerë. Të pavaksinuarit po vendosin gjithashtu ekonominë në rrezik.
Urdhëri ka shkaktuar kritika nga guvernatorë republikanë të profilit të lartë, përfshirë gubernatorin e Florida, Ron DeSantis dhe të Karolinës së Jugut, henry McMaster, që premtuan të luftojnë vendimin e administratës. Vaksinimi i detyrueshëm ishte një pikë e vështirë ndërkohë që administrata e Biden po haste vështirësi për të kontrolluar pandeminë, që ka lënë mbi 700,000 amerikanë të vdekur, pasi pjesë të mëdha të popullsisë kanë refuzuar të pranojnë vaksinat. Kërkesa e detyruar, që sipas Shtëpisë së Bardhë do të mbulojë 100 milionë punëtorë amerikanë, po hartohet pjesërisht nga Adminsitrata e Sigurisë në Punë dhe Shëndetësisë, e Departamentit të Punës.
Rritja e vdekjeve dhe shtrimeve në spital nga varianti më i transmetueshëm Delta, ka shkaktuar rreziqe jo vetëm për vendin, por edhe për presidentin që kandidoi me premtime për të ndaluar pandeminë. Shefja e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Ëalensku, tha se rastet dhe shtrimet në spitale kanë rënë mesatarisht në 7 ditët e fundit, por paralajmëroi se vdekjet, janë ende në 1,400 në ditë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.