Blerje gjigante në farmaceutikë. AstraZeneca do blejë Alexion për 39 mld USD, zgjerohet në imunologji
AstraZeneca ka rënë dakord të blejë prodhuesin e barnave në SHBA, “Alexion Pharmaceuticals” për 39 miliardë dollarë në para cash dhe aksione, për të fuqizuar pozitën në imunologji dhe sëmundje të rralla.
AstraZeneca, një prej garuesve kryesorë për një vaksinë të Covid-19, bëri të ditur se aksionerët e Alexion do marrin 60 dollarë cash dhe 2.1243 aksione amerikane të depozituara, për çdo aksion të Alexion. Bazuar në një çmim referencë mesatar të aksioneve të depozituara prej 54.14 dollarë, kjo nënkupton një total prej 175 dollarë për aksion. Alexion u mbyll në ditën e fundit në bursë në 121 dollarë, ç’ka nënkupton se oferta është 54 dollarë më e lartë.
“Kjo blerje na lejon të fuqizojnë prezencën në imunologji”- tha shefi i Astrazeneca, Pascal Soriot. “Alexion është një lider i biologjisë plotësuese, duke sjellë jetë në ndryshime jetësore tek pacientët dhe sëmundjet e rralla”- shtoi ai. Kompania britanike deklaroi se bordet e 2 firmave kanë miratuar marrëveshjen, që është subject i shqyrtimit rregullator dhe aksioner dhe që pritet të përfundojë në tremujorin e parë 2021.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.