Botërori 2022: Kombëtarja gjermane e futbollit në karantinë për 1 lojtar me Covid-19!
Kombëtarja gjermane e futbollit ndodhet në karantinë për një rast të vetëm me Covid.
Përmes një deklarate në faqen e saj, Federata Gjermane e Futbollit bën me dije se në tërheqjen ku Gjermania po përgatit dy ndeshjet kualifikuese për Botërorin, ndaj Lihteshtajnit dhe Armenisë, testet të cilave u janë nënshtruar lojtarët dhe stafi kanë nxjerrë një rast pozitiv në ekip: lojtari ishte i vaksinuar dhe aktualisht është asimptomatik.
Automatikisht, autoritetet shëndetësore urdhëruan izolimin në karantinë të ekipit dhe në veçanti të katër shokëve të skuadrës që kishin pasur kontakt me lojtarin pozitiv.
Pjesa tjetër e skuadrës, sipas federatës, është duke vazhduar përgatitjet për angazhimin e dyfishtë. Kombëtarja gjermane tashmë është kualifikuar në Kupën e Botës 2022. Ansa
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.