Bursat europiane, në rënie të lehtë – Politikat e FED dhe sanksionet ndaj Rusisë rrëzojnë tregjet globale!

Tregjet europiane janë hapur në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, për shkak të sanksioneve shtesë ndaj Rusisë dhe pritshmërive se Rezvera Federale do të ndjekë një politikë më agresive me rritjen e interesave. Indeksi pan-Europian STOXX 600 është hapur në rënie me 0.3%. Guvernatorja e Rezervës Federale, Lael Brainard, deklaroi gjatë një konference në Minneapolis se banka qëndrore do të rrisë më shpejt normat e interesit dhe do të reduktojë blerjen e bonove për të parandaluar rritjen e inflacionit.
Gjithashtu, investitorët globalë po presin detajimin e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, pas vrasjes së civilëve në qytetet ukrainase, që ishin pushtuar nga rusët. Komisioni Europian propozoi të martën ndalimin e importeve të qymyrit. Sanksionet e propozuara nga BE, tashmë duhet të miratohen nga 27 vendet anëtare përpara se të hyjnë në fuqi.
Gjithashtu, Britania e Madhe i bëri thirrje G7-ës dhe NATO-s të bien dakord për të vendosur sanksione edhe ndaj importeve të naftës dhe gazit rus. Në tregun e naftës, bençmarkët kryesorë po shfaqen të qëndrueshëm, por ekziston frika për rënien e kërkesës si pasojë e sanksioneve të reja ndaj Rusisë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet lehtë mbi nivelin e 107 dollarëve për fuçi.
Lidion Kulla / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.