Bursat europiane të qëndrueshme – Investitorët, të fokusuar te situata politike në Spanjë
Tregjet financiare po ndryshojnë pak edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët po monitorojnë situatën politike në Spanjë. Indeksi pan-Europian, Stoxx 600, ka ndryshuar shumë pak.
Në Europë, sektori i lëndëve bazë është ndër performuesit më të dobët, në rënie me rreth 0.5%. Kompania afrikano-jugore e prodhimit të letrës, Mondi, deklaroi se, fitimet në tremujorin e tretë u rritën me 8%.
Por, në anën tjetër, kompania me bazë në Johannesburg deklaroi se, fitimet vjetore do të jenë poshtë parashikimeve të tregut. Për këtë arsye, aksionet e kompanisë ranë me rreth 7%.
Pavarësisht këtyre zhvillimeve, investitorët janë të fokusuar tërësisht në Spanjë. Qeveria qendrore në Madrid zhvilloi një takim të mërkurën, në përpjekje për të gjetur një përgjigje ndaj lëvizjes së Katalonjës për pavarësi.
Lideri i socialistëve në opozitë, Pedro Sanchez, pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin Mariano Rajoy.
Të martën në mbrëmje, presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont dhe liderët e tjerë të rajonit, firmosën një dokument që shpallën pavarësinë nga Spanja, por gjithashtu e pezulluan këtë vendim për disa javë.
Tensioni politik në Spanjë ka bërë që shumë kompani të konsiderojnë largimin e zyrave nga Katalonja.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.