Bursat zgjerojnë fitimet – Tregjet presin mbledhjen e BQE dhe punësimin në SHBA

Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e fundit të kësaj jave, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi punësimin që do të publikohen në SHBA, më vonë gjatë ditës së sotme. Indeksi pan-Europian STOXX 600 është hapur në rritje me 0.3%, ndërsa shërbimet realizojnë fitimet më të mëdha.
Shqetësim për investitorët vijon të jetë inflacioni i lartë në Eurozonë, që rezultoi në 8.1% për majin dhe mund të detyrojë Bankën Qendrore Europiane të shtrëngojë politikat monetare. Takimi periodik i BQE do të zhvillohet javën e ardhshme dhe analistët mendojnë se do të fillojë epoka e stabilizimit të normave të interesit.
Edhe shumica e tregjeve në rajonin e azi-paqësorit kanë publikuar fitime, por volumi i tregtisë ka qënë i ulët për shkak se bursa e Kinës dhe e Hong Kongut kanë qëndruar pushim për shkak të festave kombëtare.
Edhe bursa e Londrës është pushim me rastin e Jubileut Platin të Mbretëreshës. Përsa i përket të dhënave mbi punësimin në SHBA, ekonomistët parashikojnë se ekonomia më e madhe në botë do të ketë krijuar edhe 328 mijë vende të reja pune gjatë majit, nga 100 mijë që u krijuan në prill. Gjithashtu, parashikohet që edhe pagat të jenë rritur me 0.4% gjatë muajit të kaluar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.