Çmimet e naftës vijojnë rritjen – Analistët e tregut parashikojnë se tregu do të mbetet i tkurrur

Çmimet e naftës u rritën të mërkurën, duke parashikuar një raport të stoqeve të ulta të naftës në SHBA. Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent për gushtin u rritën me 40 cent, në 120.97 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar amerikane për korrikun ishte 120,01 dollarë për fuçi, në rritje me 60 cent.
Analistët e tregut parashikojnë se tregu i naftës do të mbetet i tkurrur pasi në krahun e ofertës do të vijojë të regjistrohen stoqe të ulta. Inventarët e naftës së papërpunuar ka të ngjarë të kenë më shumë tërheqje, ndërsa sezoni pushimeve po shkon drejt pikut.
Megjithatë, shifrat nga Instituti Amerikan i Naftës treguan se inventarët e naftës së papërpunuar dhe nënprodukteve të saj në SHBA u rritën javën e kaluar.
Banka Botërore uli parashikimin e rritjes ekonomike globale për vitin 2022 me gati një të tretën, duke paralajmëruar se pushtimi rus i Ukrainës kishte komplikuar dëmet nga pandemia COVID-19 dhe se shumë vende tani përballen me recesion.
Ndërkohë, furnizimet globale të naftës së papërpunuar dhe nënprodukteve mbeten të pakta, duke rritur marzhet e naftës së rafinerive aziatikë në nivele rekord, pasi sanksionet perëndimore pengojnë eksportet nga prodhuesi kryesor Rusia. Shumica e rafinerive në nivel global tashmë janë afër kapacitetit për të përmbushur kërkesën në rritje nga rimëkëmbja pandemike dhe zëvendësuar furnizimet e humbura ruse.
Analistët e JP Morgan vlerësojnë se Rusia ka shkurtuar rreth 500,000 deri në 700,000 fuçi në ditë të eksporteve të produkteve të naftës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.