Çmimi i naftës rritet / Shkak dakordësia e vendeve OPEC+ për shkurtim të prodhimit
Çmimet e naftës u rritën të premten pasi vendet e OPEC + raportohet se ranë dakord për zgjatjen e prodhimit në të paktën për një muaj dhe caktuan një takim për në 6 qershor, duke përfunduar ditët e mosmarrëveshjeve për shkurtime të prodhimit.
Wall Street Journal raportoi të premten se OPEC dhe aleatët e saj janë vendosur të takohen të shtunën për të arritur një marrëveshje për shkurtimet e prodhimit deri në korrik. Kjo hap rrugën që vendet si Iraku dhe Nigeria të përputhen me uljet ekzistuese të prodhimit.
Brent, standardi botëror u rrit me 4.1% në 41.54 dollarë për fuçi dhe West Texas Intermediate është rritur 3.4% në 38.58 dollarë për fuçi. Brent shkoi në 40 dollarë për herë të parë në 3 muaj më parë këtë javë.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.