Eksportet Kineze –Rënia më e madhe gjatë tre viteve në muajin Shkurt
Eksportet kineze kanë shënuar rënien më të madhe gjatë tre viteve në muajin shkurt, duke shtuar mjaft shqetësime rreth rritjes në ekonominë e dytë më të madhe në botë. Të dhënat zyrtare tregojnë se eksportet kineze kanë pësuar një rënie prej 20.7 për qind nga sa kishte qenë një vit më parë, pasi ka pasur një tarifim mes luftës tregtare dhe SHBA –së.
Por importet kanë pësuar rënë në 5.2 për qind, duke pasur shifrat më të ulëta në tregjet e aksione në Azi. Rënia e eksporteve ishte shumë më e madhe se parashikimi i rënies prej 4.8% në një sondazh të bërë nga ekonomistët për Reuters.
Gjithashtu, importet panë një rënie të madhe prej 5.2 për qind nga viti në vit, sipas të dhënave. SHBA dhe Kina kanë vendosur tarifa për miliarda dollarë të mallrave të njëri-tjetrit që nga korriku, duke hedhur një hije mbi ekonominë globale.
Edhe pse zyrtarët kanë reaguar më mirë për negociatat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kohët e fundit, dështimi për të arritur një marrëveshje do të shihte që tarifat mbi 200 miliardë dollarë të mallrave kineze të ngriheshin pothuajse menjëherë dhe do të mund të shihnin që SHBA të vendoste tarifa të reja.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.