Euronext synon zgjerimin – Kërkon të investojë mbi 2 miliardë euro në blerje

Euronext mund të investojë më shumë se 2 miliardë euro nëpërmjet blerjeve, ndërkohë që kërkon të dyfishojë përmasën dhe diversifikojë burimet e të ardhurave, thotë kreu ekzekutiv Stephane Boujnah.
Euronext, që operon bursa në Amesterdam, Bruksel, Lisbonë dhe Paris, po synon të zgjerohet ndërkohë që dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian do të ndryshojë perspektivën financiare të Europës.
“Po kërkojmë kategori të tjera të aktiveve, po shohim për platforma të tjera që mund të diversifikojnë të ardhurat e Euronext. Ne do të investojmë deri në 2 miliardë euro dhe nëse gjejmë marrëveshje të mira do të kemi suportin e aksionerëve”, tha kreu ekzekutiv i Euronext.
Bursat më të mëdha në botë po kërkojnë të konsolidohen dhe disa analistë thonë se transaksionet e mëdha në këtë industri kanë ende mundësi të ndodhin, edhe pas dështimit të Deutsçhe Boerse për të blerë London Stoçh Exçhange.
Ndërsa qytete si Dublini, Frankfurti, Amsterdami dhe Parisi po përpiqen të tërheqin kompanitë financiare të Londrës që mund të humbasin akses te klientët e Bashkimit Europian pas Brexit, kreu i Euronext tha se qendrat financiare do të shpërndahen në disa qytete, që kanë pika të ndryshme të shitjes.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.