Eurozona zhgënjen – Bie prodhimi industrial, kërcënohet rritja ekonomike
Prodhimi industrial në Eurozonë është regjistruar në rënie gjatë muajit shkurt të këtij viti, duke mposhtur kështu pritshmëritë dhe projeksionet e tregjeve. Rënia udhëhiqet nga sektori energjetik.
Të dhënat zhgënjyese godasin projeksionet për rritjen ekonomike të rajonit gjatë tremujorit të parë. Të dhënat janë ndoshta të vetmet e këtyre muajve të parë të vitit që sinjalizojnë ngadalësim. Të gjitha të dhënat e tjera sinjalizojnë një rritje të fortë ekonomike. Zyra e statistikave e Bashkimit Europian raporton kështu se, në të 19 vendet e monedhës së përbashkët europiane prodhimi ra me 0.3% gjatë Shkurtit në krahasim me Janarin.
Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, prodhimi rezulton në rritje me 1.2%. Të dyja të dhënat rezultojnë nën pritshmëritë e tregjeve, që flisnin për një rritje me 0.1% në terma mujorë dhe 2% në terma vjetorë. Të dhënat e Janarit ndërkohë janë rishikiuar në territor negativ. Rënia e prodhimit energjetik me 4.7% gjatë Shkurtit ka gjeneruar të dhënat zhgënjyese.
Edhe produktet jo jetë-gjatë kanë rënë me 1.1%. Në nivel kombëtar, në Gjermani, prodhimi industrial u rrit me 0.8%, dhe në Itali me 1%, ndërkohë që ra në Francë dhe Spanjë me 1.6 dhe 0.3% respketivisht.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.