Facebook eliminon 2.2 miliardë llogarish të rreme
Kompania Facebook publikoi këtë javë raportin e forcimit të standardeve të komunitetit të saj, duke ofruar një qasje më të thellë në funksionin e brendshëm të firmës nga sa është parë më parë. Elementi që spikati më shumë në raport ishte pikërisht eliminimi i 2.2 miliardë llogarive gjatë tre mujorit të parë të këtij viti. Gati dyfishi i numrit të llogarive që u hoqën në tremujorin e fundit të vitit 2018, me rreth 1.2 miliardë.
Ky numër duket astronomik, sidomos kur konsideron se Facebook thotë se ka 2.38 miliardë përdorues aktivë mujorë në përgjithësi. Arsyeja që rrjeti social mund të realizojë po aq largime sa ka dhe përdorues aktivë është se zakonisht gjen dhe heq llogaritë e rreme brenda disa minutash prej tyre. Si rezultat, Facebook vlerëson se vetëm 5% e përdoruesve aktivë mujor janë të rremë.
Megjithatë, kjo rritje në llogaritë e false në Facebook sigurisht që është alarmante. Kompania ia atribuon atë rritjes së të sulmeve të automatizuara, që do të thotë se sa vjen e më shumë llogari të rreme po arrijnë të kalojnë kontrollin fillestar që disponon sistemi. Si e tillë, shifra prej 2.2 miliardë nuk përfshin llogaritë që u penguan të regjistroheshin. Kishte gjithashtu llogari të cilat nuk ishin thjesht të rreme, por gjithashtu ishin të angazhuara në “sjellje abuzive”.
Gjuha e urrejtjes po rritet në Facebook, faqja e mediave sociale po bëhet gjithnjë dhe më e saktë kapjen e saj. Përqindja e rasteve kur Facebook kapi dhe hoqi fjalët e urrejtjes para se të raportohej nga përdoruesit është rritur gjatë vitit të kaluar, megjithëse është ende vetëm rreth 65% që nga tremujori i fundit.
CEO i Facebook Mark Zuckerberg, së bashku me krerët e tjerë të kompanive të mediave sociale, kanë thënë se planifikojnë të rrisin zbulimin automatik të shkeljeve. Duke përdorur një algoritëm në vend që të presësh dikë që të raportojë përmbajtjen, mund të jetë më e lehtë të hiqet para se dikush ta shohë atë. Por në mënyrë të qartë ka ende shumë punë për të bërë.
Burimi: Fortune
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.