Fauci paralajmëron për sezonin e pushimeve – Po mbaron koha për të parandaluar një rritje të rrezikshme të rasteve
Këshilluesi i lartë mjekësor i qeverisë amerikane, Anthony Fauci, paralajmëroi se po mbaron koha për të parandaluar një valë tjetër të rrezikshme të infeksioneve me Covid-19, që të godasë sezonin e pushimeve. Rastet me koronavirus në SHBA po rriten përsëri për të parën herë në disa javë duke i’u afruar 100,000 në ditë. Ekspertët shqetësohen se pushimet e ditës së Falenderimeve këtë javë, ku dhjetra milionë amerikanë udhëtojnë për të festuar me familjet, do të nxisin një rritje të infeksioneve.
Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, tha se nuk është është shumë vonë për të shmangur përkeqësimin e rasteve me Covid-19 përpara Krishtlindjeve dhe Viti të Ri, nëse publiku veprom tani ndaj masave të reja, si miratimin e dozave nxitëse për të rriturit dhe vaksinimin e fëmijëve në 5-11 vjeç. “Kemi ende 60 milionë njerëz tek ky vend që janë të përshtatshëm për t’u vaksinuar dhe nuk e kanë bërë.
Kjo bën që virusi në komunitet të jetë më i rrezikshëm dhe të përhapet nga të pavaksinuarit tek njerëzit e vaksinuar”- tha Fauci. Sipas tij, nuk mund të injorohen të dhënat që po tregojnë rritje të rasteve, ç’ka nuk është fare e papritur duke marrë parasysh Dimrin. Numri i amerikanëve që do udhëtojnë për ditën e Falenderimeve këtë vit, prite të jetë pranë niveleve të para-pandemisë, sipas Adminsitratës së Sigurisë së Transportit, duke ngritur shqetësime në një kohë kur administrata e Biden ka hasur vështirësi të bindë njerëzit për vaksinim. Mesatarja e rasteve të reja ditore është rritur me 29% në 14 ditët e fundit, sipas të dhënave.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.