Forumi Botëror i Refugjatëve – OKB: Shtetet ofrojnë 3 miliardë dollarë dhe 50,000 pika të strehimit
Agjencia e refugjatëve e Kombeve të Bashkuara deklaroi se shtetet kanë premtuar më shumë se 3 miliardë dollarë në mbështetje për refugjatët si dhe 50,000 vende të strehimit. Filippo Grandi, Komisioneri i lartë për refugjatët, i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, tha se forumi botëror i refugjatëve ka shtuar përgjegjësitë për 25.8 milionë refugjatë në të gjithë botën, të cilët i janë larguar luftës dhe persekutimit.
Shtetet kanë ofruar të paktën 3 miliardë dollarë, që vijnë shtesë ndihmave të Bankës Botërore dhe premtimeve të tjera. Sektori privat ka ofruar 250 milionë dollarë të tjera. Ka shumë kontribute dhe nuk mund të jap një total, por çdo gjë do të jetë online dhe do të monitorohet.
Gjermania, që ka pranuar qindra mijëra refugjatë nga Siria, ofroi 1.7 miliardë euro. Banka ndër-Amerikane e Zhvillimit, premtoi 1 miliardë dollarë ndaj komuniteteve që strehojnë refugjatët në Amerikën Latine, ndërsa Banka Botërore lajmëroi se po zgjeron projektet e financimit që mbështesin refugjatët me 10%, në 2.2 miliardë dollarë.
Shtetet premtuan se do të krijojnë 50,000 vende të reja të strehimit dhe shtigje të tjera ligjore për refugjatët që të qëndrojnë në vendet mikpritëse. Administrata e Trump deklaroi në Shtator se planifikon të pranojë vetëm 18,000 emigrantë në Shtetet e Bashkuara në vitin fiskal 2020, që është numri më i ulët në historik.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.