Forumi Ekonomik Lindor – Kina dhe Rusia lajmërojnë projekte të investimeve në mbi $100 mld
Përfaqësuesit e bizneseve nga Kina dhe Rusia po konsiderojnë 73 projekte të investimeve të përbashkëta, që vlejë në mbi 100 miliardë dollarë.
Bashkëpunimi mes Kinës dhe Rusisë përbën një çështje me rëndësi botërore, ndërkohë që të dy vendet po përpiqen të arrijnë stabilitet ekonomik, në një kohë të gjobave dhe sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara.
Pekini dhe Moska kanë pasur një marrëdhënie të paqëndrueshme në të shkuarën, por dy qeveritë janë përpjekur që të forcojnë lidhjet.
Komisioni Këshillimor i Biznesit, grupi që po mbikëqyr investimet, ka zhvilluar një takim këtë javë gjatë Forumit Ekonomik Lindor, në Rusi. Komisioni përfshin më shumë se 150 përfaqësues nga kompanitë kryesore të dy vendeve.
Sipas lajmërimeve, 7 projekte me një vlerë totale prej 4.6 miliardë dollarë janë zbatuar si rezultat i bashkëpunimit mes Kinës dhe Rusisë.
Fondi i Investimit Kinë-Rusi, i themeluar në vitin 2012 nga Korporata e Investimeve e Kinës dhe nga një fond i pasurisë sovrane të Rusisë, lajmëroi investime prej 1.28 miliardë dollarë në teknologji.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.