FOTOT/ “Megaprojekti” i quajtur “Porta”, gjelbërim dhe pemë të larta në çdo ndërtesë – Mahnit botën projekti i qendrave tregtare, zyrave dhe 1000 apartamenteve
Një projekt i çuditshëm do të zhvillohet në Kajro të Egjiptit! Në projekt është përfshirë një kompleks apartamentesh dhe zyrash, të cilët do të përbëhen nga një bollëk gjelbërimi.
Projektuar nga Vincent Callebaut Architectures, kompleksi do të shfaqë nëntë struktura cilindrike të mbuluara me bimë, të cilat projektuesit i quajnë “mega-pemë”.
Ndërtimi filloi në 2014 dhe do të përfundojë deri në vitin 2019, ndërkohë kompleksi do të quhet “Porta”.
Ndërtesat do të ndërthuren për të formuar kompleksin. Katet e larta do të lidhen me ura këmbësore dhe do të ofrojnë fusha për lojëra dhe kopshte të vogla ku do të rriten fruta dhe perime. Njëkohësisht, në brendësi të objekteve do të ketë edhe disa pishina.
“Porta” do të përfshijë tre kate të hapësirës për zyra, një qendër tregtare me tre kate dhe katër nivele parkimi nëntokësore.
Gjithashtu në të gjithë projektin dhe të gjitha ndërtesat janë planifikuar të ndërtohen 1000 banesa, ndërkohë çdo vendbanim do të pajiset me sensorë lëvizës që rregullojnë temperaturën dhe ndriçimin kur banorët janë në shtëpi.
Në ambientet e brendshme do të shfaqet një “mega-pemë”: muret cilindrike do të ndihmojnë në sigurimin e ventilimit të objekteve.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.