Franca: Destinacioni Europian me më shumë yje Michelin
Kur flasim për europën Parisi është kryeqyteti i ushqimit. Ky qytet është tashmë shtëpia e restoranteve të cilat kanë fituar më shumë yje Michelin.
Çmimet e menuve në këto restoranteve janë të kripura, shpeshherë menuja i kalon çmimet 150 $. Kështu që nëse nuk doni ta humbisni një drekë parisiane në këto restorante koha e drekës është çasti perfekt.
Zakonisht në kohën e drekës, ngrënia në një restorant të tillë është më e lirë. Pra nëse nuk doni të largoheni pa provuar ushqimin në këto restorantet por keni një buxhet të kufizuar mund të rezervoni në vaktin e drekës.
Restorantet e Parisit kanë gjithsej 134 yje, ku 76 prej tyre kanë një yll, 14 prej tyre kanë 2 yje e vetëm 10 prej tyre kanë mundur të marrin të treja yjet.
Mos harroni cilësia, shërbimi dhe shija e ushqimeve në restorantet me 1 yje janë ndoshta të një niveli me të cilin nuk jeni mësuar.
Dhe kur bëhet fjalë për ato me tre yje flasim për detaje që ndoshta nuk do t’i perceptonit e nuk do t’ua merrte mendja se dhe për to mendohet.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.