Gjermania, dozë përforcuese ndaj COVID-19 – Në shtator, vaksinim për pensionistët, si edhe për grupmoshën 12-17 vjeç
Gjermania në shtator do të fillojë të ofrojë një dozë përforcuese kundër COVID-19 për pensionistët dhe njerëzit me sistem imunitar të dobët. Vaksinimet do të bëhen duke përdorur vaksina nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna pavarësisht asaj që ishte përdorur më parë, deklaruan ministrat e Shëndetësisë së 16 shteteve pas pas bisedimeve me Ministrin Federal të Shëndetësisë, Jens Spahn. Ata gjithashtu ranë dakord të bëjnë vaksinimin për të gjithë fëmijët e moshës 12 deri në 17 vjeç.
Vendimet pasqyrojnë shqetësimet në Gjermani për përhapjen e shpejtë të variantit Delta, çka mund ta detyrojë vendin të kthehet në kufizime dhe bllokime pasi ekonomia më e madhe e Europës po i afrohet zgjedhjeve të përgjithshme në shtator.
16 shtetet e Gjermanisë, të cilat menaxhojnë çështjet e tyre shëndetësore, synojnë të vaksinojnë më shumë njerëz për të shmangur valën e katërt të koronavirusit. Aktualisht, pak më shumë se 52% e popullsisë është vaksinuar plotësisht dhe rreth 62% kanë marrë të paktën një vaksinë.
Vaksinimi i fëmijëve midis 12 dhe 17 vjeç është vullnetar, ashtu si edhe për pjesën tjetër të popullsisë, dhe do të bëhet vetëm pas pëlqimit të prindërve dhe një kontrolli mjekësor që përjashton rreziqe serioze shëndetësore, thanë ministrat. Rreth 10% e 4.5 milionë fëmijëve në këtë grupmoshë janë vaksinuar plotësisht.
Gjermania ka regjistruar më shumë se 2,000 raste të reja në ditë që nga e Mërkura. Incidenca mesatare shtatë-ditore ishte pak më pak se 18 për 100,000 të hënën.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.