Gjermania gati të zëvëndësojë 50% të gazit rus – BDEW: Mund të përdoret energjia bërthamore, nga qymyri, dielli dhe era

Gjermania mund të zëvëndësojë rreth gjysmën e importeve të gazit natyror nga Rusia këtë vit, në rast se ndalojnë dërgesat, sipas shoqatës së industrisë së firmave utilitare BDEW.
Grupi, që përfaqëson 1,900 operatorë në sektorin e gazit, energjisë dhe furnizimit me ujë, theksoi se sipas burimeve të veta, pjesa e Rusisë tek furnizimi total me gaz i Gjermanisë, për periudhën Janar-Mars, qëndronte në 40%.
Vlerësimet nga analistë dhe firmat utilitare në Dhjetorin e kaluar, tregonin në mbi 50%.
“Deri më sot, rreth 50% e gazit natyror rus mund të zëvëndësohet në afat-shkurtër. Kjo është ekuivalente me rreth 20% të kërkesave vjetore të gazit në Gjermani”0 deklaroi Kerstin Andreae, drjetore e përgjithshme e shoqatës BDEW.
Ai nuk tha se sa gaz rus mund të zëvëndësohet, por shtoi se Gjermania ka akses tek energjia elektrike e nxjerrë nga qymyri, energjia bërthamore dhe burimet nga era e dielli. Megjithatë, disa firma prodhuese, nuk mund të zëvëndësohen aq lehtë nga gazi.
Ajo shtoi se pavarësisht se çdo ndalesë e importeve, si pasojë e sulmit rus në Ukrainë, do të ketë pasoja të rënda për ekonominë Gjermane, industria po përpiqet të zbusë varësinë për lëndë fosile nga Rusia.
Objektivi për të mbushur inventarin e nëndheshëm të gazit të Gjermansië me kapacitet prej 24 miliaredë metra kub deri në nisje të Dimrit të ardhshëm, mund të vihet gjithashtu nën pikëpyetje, sipas Shoqatës.
Përdorimi i brendshëm i gazit arriti në 100 miliardë metra kub në vitin e kaluar, në rënie me 6.4% nga viti 2020.
Shoqata theksoi se vlerëson aktualisht potencialin për të reduktuar dhe zëvëndësuar përdorimin e gazit me 15% në sektorin e ngrohjes së shtëpive, ndërsa industritë e shërbimit dhe bizneset e vogla mund të kursejnë 10% dhe industritë e rënda 8%.
Në gjenerimin e energjisë, studimi vlerësojë reduktime të mundshme të djegies së gazit me rreth 36%.
Qeveria ka përshpejtuar planet për të sjellë gazin natyror të lëngshëm me anije drejt vendit, por aktualisht nuk ka terminale që t’i marrin këto dërgesa, për shkak të varësisnë historike tek gazi përmes tubacioneve.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.