Zgjerohet hendeku në prodhim i OPEC+ / Karteli prodhon 1.05 milion fuçi /ditë poshtë objektivave të rënë dakord në Shkurt
Respektimi i reduktimit të prodhimit të naftës nga OPEC+ u rrit më 136% në Shkurt nga 129% në muajin Janar, sipas burimeve, duke dështuar të arrihet objektivi prej mbi 1 mln fuçi në ditë, ndërkohë që tregu i tkurrur po përballet me ndërprerje të mëdha nga Rusia.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, theksoi këtë javë se tregu i naftës pritet të shohë një defiçitp rej 700,000 fuçi në ditë në tremujorin e dytë, ndërkohë që sanksionet perëndimore ndaj Moskës dhe ngurrimi i blerësve, mund të sjellë një rënie të furnizimeve nga Rusia me 3 mln fuçi në ditë nga muaji Prill.
OPEC+ prodhoi rreth 1.05 milionë fuçi në ditë poshtë objektivave të rëna dakord në Shkurt, sipas burimeve, na rritje nga 0.97 milionë fuci në ditë në Janar.
Disa vende të mëdha konsumatore, përfshirë SHBA, i kanë bërë thirrje OPEC që të rrisë prodhimin me një normë më të shpejtë, për të zbutur çmimet e naftës, që kanë prekur nivelin më të lartë në 14 vite, pas sulmut rus në Ukrainë.
Deri më tani OPEC+, që përfaqëson Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatë të tjerë si Rusia, i ka rezistuar thirrjeve për furnizim shtesë.
Vetëm pak vende të OPEC+ kanë kapacitetin për të rritur prodhimin në mënyrë të dukshme, kryesisht prodhues si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ministri i Energjisë i Emirateve, Suhail al- Mazrouei, tha se vendi i tij është i angazhuar për të respektuar marrëveshjen e OPEC dhe nuk ka rënë dakord të rrisë individualisht prodhimin, duke bërë kontradikt me ambasadorin e vendit në Ëashington, që tha se Abu Dhabi favorizon rritje të prodhimit.
OPEC+ ka rritur prodhimin me 400,000 fuçi në ditë çdo muaj që prej Gushtit, ndërkohë që rikthen në treg shkurtimet e bëra gjatë pandemisë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.