Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, vendim: Rusia të ndalojë menjëherë ushtrinë! Por, ajo nuk i ka mjetet për të garantuar zbatimin e tij

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi Rusinë që të ndalojë ndërhyrjen ushtarake në Ukrainëm menjëherë. Vendimi u mor pas ankimimin zyrtar në këtë gjykatë nga Ukraina.
“Federata Ruse duhet të pezullojë menjëherë çdo veprim ushtarak që ka nisur që nga 24 shkurti 2022 në territorin e Ukrainës” shkruhet në vendimin e gjyqtarëve të gjykatës së Kombeve të Bashkuara .
Edhe pse vendimi është i formës së prerë, gjykata nuk ka mjetet e nevojshme për të siguruar që vendimi i saj të zbatohet në këtë rast. Madje, në të shkuarën , ka pasur raste kur vende të ndryshme i kanë injoruar vendimet e saj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.