Goldman Sachs mendon se rënia ekonomike ka përfunduar – Parashikimi për rimëkëmbjen e shpejtë
Goldman Sachs mendon se rënia e aktivitetit ekonomik ka gjasa të përfundojë pasi bllokimet dhe kufizimet e distancës sociale që burojnë nga pandemia e koronavirusit fillojnë të lehtësohen në të gjithë botën, sipas një shënimi të botuar.
Megjithëse banka vlerësoi se prodhimi i brendshëm bruto botëror kishte rënë 16% që nga janari, ajo pret një rikuperim ekonomik në formë V dhe U, në varësi të kornizës kohore.
“Ne presim që PPB të rritet … pasi firmat dhe familjet mësojnë të kombinojnë aktivitetin ekonomik me kontrollin e vazhdueshëm të virusit përmes një sërë mekanizmash rregullimi duke përfshirë veshjen e maskave dhe dorezave, pastrimet e shpeshta të vendeve të punës, testimin e përmirësuar dhe gjurmimet e kontaktit,” tha Goldman.
Kina ka parë që aktiviteti ekonomik të rikuperohet shpejt që nga shkurti, dhe Goldman tha që nëse ekonomitë perëndimore mund të menaxhojnë madje edhe një normë të rimëkëmbjes të pjesshme në krahasim me Kinën ajo do të përkthehet në rritje të shpejtë të aktivitetit vijues në pjesën e mbetur të tremujorit të dytë.
Goldman parashikoi që mbi një bazë tremujore do të shohim një rimëkëmbje ekonomike në formë V dhe mbi baza vjetore do të shohim një rikuperim në formë U.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.