Grekët fillojnë grevën mbarëkombëtare mbi planet e reformave të qeverisë së re

Punëtorët e sektorit privat grek kanë nisur një grevë 24-orëshe, ecja e dytë e tillë në mbarë vendin brenda një jave, për të protestuar kundër reformave të punës të planifikuara nga qeveria konservatore.
Anijet qëndruan në port, trenat u tërhoqën nga shërbimi dhe shërbimet bankare u ndërprenë. Punëtorët protestues, pensionistët dhe të papunët pritet të vazhdojnë protestën nëpër rrugët e Athinës.
Qeveria e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis planifikon të ndryshojë disa rregulla në thirrjen e grevave, të lejojë disa ndryshime në paktet e pagave kolektive dhe të krijojë një regjistër për sindikatat, të cilat akuzojnë qeverinë se po përpiqet t’i kontrollojë ose dobësojë ato.
Vitet e fundit pjesëmarrja në protesta ka qenë e ulët, kryesisht për shkak të lodhjes pas viteve të krizës që çoi në tre ndihma ndërkombëtare në këmbim të uljes së pensioneve dhe pagave, rritjes së taksave dhe reformave jopopullore të punës.
Qeveria e Mitsotakis ka premtuar të negociojë për uljen e objektivave me huadhënësit europianë dhe dëshiron të shpërndajë një bonus për pensionistët vitin e ardhshëm.
Ai gjithashtu është zotuar të rrisë pagat duke ulur kontributet e sigurimeve shoqërore dhe do të lehtësojë taksimin për të tërhequr investitorë.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.