Greqi – Taksa e re për akomodimin ‘kërcënon’ industrinë e turizmit
Turizmi grek po lulëzon dhe së shpejti pritet të përbëjë një të katërtën e PBB-së së vendit. Megjithatë, taksat e reja të larta mund të kenë një ndikim negativ. Turizmi ka vendosur një rekord në Greqi vitin e kaluar, me më shumë se 26 milionë turistë që kanë vizituar vendin.
Në 2016 rreth 24.8 milionë turistë vizituan Greqinë, shumica prej të cilëve nga Gjermania. Që nga viti 2013, numri i turistëve të huaj është rritur nga viti në vit. Në supet e turizmit, Greqia ka luftuar edhe krizën ekonomike.
Por tani një taksë e re me sa duket po kërcënon sektorin më të rëndësishëm të vendit. Që nga fillimi i vitit, është aplikuar e ashtuquajtura “taksë gjumi.” Tani, turistët duhet të paguajnë nga 50 cent deri në 4 euro, në varësi të vlerësimit të akomodimit.
Firma këshilluese e biznesit pret Grant Thorton pret të ardhurat nga taksat me një vlerë prej 156 deri në 160 milionë euro. Në të njëjtën kohë, industria më e rëndësishme e vendit po kërcënohet me humbjen e miliona euro të ardhura. Përveç kësaj, 6174 vende pune do të eliminohen, thonë ekspertët e Grant Thorton.
Ndërkohë, koha e prezantimit konsiderohet si shumë e rrezikshme. Turizmi egjiptian dhe turk është në rritje dhe do të konkurrojë me Greqinë për turistët. Greqia paraqitet e disavantazhuar për shkak se industria e turizmit është e tatueshme, 29% tatimi mbi fitimet, 24% për shërbimet e turizmit dhe 13% të TVSH-së për qëndrime në natë.
Të gjitha këto taksa janë të pranishme në vende të tjera turistike, por ndryshimi është se janë më të ulëta. Turizmi grek ka qenë në gjendje të tërheqë turistë nga jashtë edhe gjatë krizës ekonomike, veçanërisht nëpërmjet reduktimit të çmimeve.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.