Gruri rritet prej bllokimeve në Detin e Zi – Rritja mbi 2%, pasojë e problemeve me logjistikën. Perëndimi, sanksione të reja ndaj Moskës

Çmimi i grurit u rrit me 2 % në tregëtinë e të Martës, duke zgjeruar rritjet për të dytën ditë radhazi, si pasojë e ndërprerjes së furnizimeve nga Deti i Zi, ndërkohë vendet perëndimore po tentojnë për sanksione të tjera ndaj rusisë për vrasjet e civilëve në Ukrainë.
Kontrata më aktive e grurit në bursën e lëndëve të para të Çikagos u rrit 2.8% në 10.38 dollarë për shinik, më e larta që nga 30 marsi.
Soja u rrit me 0.4% në 16.09 dollarë për shinik, ndërsa misri me 0.5% në 7.54 dollarë për bushel.
Problemet me logjistikën pengojnë eksportet e drithërave dhe farave vajore dhe këto sfida mund të lënë flukset tregëtare bujqësore në rrëmujë për një kohë të pacaktuar, shprehen analistët.
Ukraina, vendi i katërt eksportues më i madh në botë i drithërave po përpiqet të transportojë ngarkesat nëpërmjet rrugëve hekurudhore, pasi portet detare mbeten të bllokuar nga forcat ruse.
Nga ana tjetër Rusia është eksportuesi më i madh i grurit në botë, me Turqinë dhe Egjiptin ndër blerësit kryesorë.
Kërkesat për të korrat e reja të grurit rus këtë periudhë kanë qenë të ulëta dhe është bërë e vështirë për të kuptuar nëse importuesit po vetësakrifikohen, apo blejnë me njëri tjetrin ngushtësisht me çmime të larta, për të shtyre kërkesën nga grurit rus, apo të gjitha së bashku, shprehen analistët.
Nga ana tjetër, ndërkohë që vazhdojnë ndërprerjet e furnizimeve nga Deti i Zi eksportet e grurit të Indisë arritën një nivel të lartë historik në vitin fiskal të përfunduar në mars, sipas tregtarëve.
Mes tensioneve të rritura rreth rajonit të Detit të Zi, janë shfaqur janë shfaqur shqetësimet e ndërprerjes së mëtejshme të furnizimit global të drithërave, pasi sindikatat kryesore të transportit në Argjentinë planifikojnë të bëjnë thirrje për një grevë kombëtare, për të kërkuar tarifa më të larta të transportit të grurit për të kompensuar rritjen e kostove të karburantit.
Blerta Lata / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.