Hendeku gjinor i pagave arrin në 14%
Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde ka shfrytëzuar hapësirën e mediave sociale për të rivënë në fokus, temën e hendekut të pagave midis grave dhe burrave. Ajo ka bërë një përmbledhje të përpjekjeve të institucionit që drejton për të implementuar në axhendën e shteteve më të fuqishme ekonomike të botës këtë tematikë.
Ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore nga vendet e G7 u takuan në Maj në Bari të Italisë, për të shqyrtuar çështjet ekonomike globale, duke përfshirë hapa për ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe përmirësimin e barazisë gjinore si pika të rëndësishme të rendit të ditës.
Fuqizimi ekonomik i gruas ka qenë prej kohësh një prioritet ndërkombëtar, natyrisht. G6-ashtu siç ishte atëherë-u krijua së pari në vitin 1975, një vit që mbante emrin “Viti Ndërkombëtar i Grave” nga Kombet e Bashkuara për të ndihmuar më shumë gra në mbarë botën të kuptojnë potencialin e tyre të plotë.
Alpinistja Junko Tabei, demonstroi me mjeshtri këtë potencial kur ajo u bë gruaja e parë për të pushtuar malin Everest në atë vit. Megjithatë, ndërsa bota u trajtua pas goditjes së parë të naftës dhe përfundimit të sistemit fiks të kursit të këmbimit, stabiliteti ekonomik global dhe fuqizimi i grave ishin rrallë pjesë e së njëjtës bisedë.
Kohët kanë ndryshuar, sot në diskutimet mbi ekonominë globale, fuqizimi ekonomik i femrave është pothuajse gjithmonë pjesë e axhendës.
Kjo sepse para së gjithash gratë kanë rëndësi, dhe së dyti sepse ka përfitime mjaft të mëdha për të gjithë shoqërinë rritja e pjesëmarrjes së grave në ekonomi, ajo mund të nxisë gjithashtu rritjen e PBB-së, do të ndihmojë ekonomitë të diversifikojnë dhe trajtojnë pabarazitë në të ardhura.
“Në FMN, ne po inkorporojmë konsiderata gjinore në këshillat e politikave që u ofrojmë vendeve tona anëtare. Deri tani kemi përfunduar konsultime përgjatë këtyre linjave me 22 vende, me më shumë të ardhura”.
“Programet tona të fundit, përfshirë këtu edhe Egjiptin, Jordaninë dhe Nigerinë, përmbajnë masa specifike për të ndihmuar fuqizimin e grave në aspektin ekonomik”.
Për të informuar diskutimin e G7 për barazinë gjinore, nën presidencën italiane, FMN-ja përgatiti një buxhet për çështjet gjinore në vendet e G7-si një kontribut në mbledhjen e G7.
Një nga mësimet e gazetës është se pavarësisht progresit të bërë nga shumica e vendeve të G7 në përmirësimin e barazisë gjinore, ende ekziston një axhendë e madhe e papërfunduar.
Për shembull, në vendet e avancuara industriale, shkalla e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës është rreth 17 pikë përqindje më e ulët se sa e meshkujve. Hendeku i pagave midis grave dhe burrave arrin në rreth 14 për qind.
Numri i menaxherëve meshkuj është pothuajse dyfishi i numrit të se grave, dhe pothuajse 70 për qind e punës së papaguar kryhet nga gratë.
Për të bërë progres të mëtejshëm, buxhetet kombëtare mund të përdoren në mënyra më aktive si një mjet për të mbështetur barazinë gjinore.
Për shembull, në ekonomitë e përparuara, politikat tatimore luajnë një rol të rëndësishëm në trajtimin e disincentivave për të ardhurat dytësore për të punuar.
Politikat e shpenzimeve mund të ndihmojnë gjithashtu, për shembull, duke mbështetur lehtësirat e kujdesit për fëmijët.
Një shembull është skema kanadeze për përfitimet e fëmijëve, e cila i ndihmon familjet me koston e kujdesit të fëmijëve nëpërmjet një përfitimi të taksave pa pagesë. Ky dhe shembujt e tjerë janë të shënuara në tabelën më poshtë.
Buxhetimi i përgjegjshëm për çështjet gjinore ka të bëjë me analizimin e politikave fiskale dhe vendimeve buxhetore për të kuptuar ndikimin e tyre – si të synuara ashtu edhe të paparashikueshme në barazinë gjinore. Qasje të tilla mund të aplikohen në të gjitha fazat e ciklit të buxhetit.
Ndërsa vendet e G7 kanë përdorur në mënyrë efektive një gamë të gjerë të politikave fiskale dhe jofiskale për të reduktuar pabarazinë gjinore, ato përgjithësisht kanë bërë më pak progres në zhvillimin e institucioneve buxhetore të gjera që janë thelbësore për të përfshirë politikat gjinore.
Për shembull, vetëm Kanadaja, Franca dhe Japonia publikojnë një deklaratë të buxhetit gjinor. Dhe ndërsa shumica e vendeve të G7 ndërmarrin një vlerësim të ndikimit gjinor të propozimeve të reja të politikave, qasjet dhe metodologjitë ndryshojnë shumë.
Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.