Inflacioni në Amerikën Latine – Nga Meksika në Kili, ka nxitur pakënaqësinë për rritjen e çmimeve
Nga Meksika në Kili, inflacioni në Amerikën Latine po nxit pakënaqësinë për rritjen e çmimeve të ushqimit dhe karburantit mes njerëzve. Inflacioni mujor i Brazilit është rritur përtej parashikimeve në nivelin më të lartë në 28 vitet e fundit, me Kilin që ka shënuar rritjen më të madhe që nga viti 1993. Meksika ka publikuar një shifër mujore më të lartë 21-vjeçare dhe Peruja më e larta në një çerek shekulli.
Analistët thonë se situata do t’i shtyjë bankat qendrore drejt rritjes së normave më të shpejta të interest nga sa ishte planifikuar, një reflektim i asaj se sa e vështirë është bërë për të ulur inflacionin, me rritjen e kostove të mallrave dhe luftën në Ukrainë.
Në Argjentinë, ku inflacioni vjetor shkon mbi 50% dhe pritet të vazhdojë të rritet, banka qendrore tani ka të ngjarë të ngrejë përsëri normën e interesit në prill, pas tre rritjeve radhazi këtë vit.
Norma vjetore e inflacionit po rritet gjithashtu, duke rritur çmimet e ushqimeve dhe kostot e karburantit, një miks i paqëndrueshëm që po nxit protesta të shumta në Peru dhe po i detyron liderët politikë të ndërmarrin veprime evazive.
Kili, një nga vendet më të pasura të Amerikës së Jugut po lufton gjithashtu me inflacionin dhe një rritje të mprehtë të çmimeve.
Në Meksikë, ekonomia e dytë më e madhe e rajonit, çmimet e konsumit u rritën në mars me një ritëm të paparë që nga viti 2001, me ekonomistët që presin më shumë rritje të normave të interesit.
Kohët e vështira për politikëbërësit në Amerikën Latine, një prodhues i madh global i mallrave nga bakri te misri, vjen ndërsa kriza e furnizimit botëror po rrit çmimet në mbarë botën.
Pothuajse 60% e ekonomive të zhvilluara kanë tani inflacionin vjetor mbi 5%, përqindja më e madhe që nga fundi i viteve 1980, ndërkohë që është mbi 7% në më shumë se gjysmën e botës në zhvillim.
Blerta Lata / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.