Investimi për Bulevardin e ri – Abu Dhabi, fond 27 mln euro. 6 mln euro parkimi nëntokësor

Rreth 27 milion euro është shuma e vënë në dispozicion për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës, prej të cilave 6 milionë euro janë kostot e parkingut nëntokësor.
Bashkia e Tiranës ka bërë të mundur financimin e këtij projekti përmes një kredie të fondit Abu Dhabi me një vlerë në total prej 48 milionë euro.
Pjesë e kësaj kredie është edhe projekti për rehabilitimin e lumit të Tiranës me një shumë prej 20.5 mln euro, 2.5 mln euro për mbikëqyrjen dhe 4.5 mln euro si fond rezervë.
Ky projekt konsiston në ndërtimin e një bulevardi me gjatësi 1.8 kilometra dhe gjerësi 70 metra, që fillon nga ish stacioni i Trenit deri tek Lumi i Tiranës. Në fillim të bulevardit është parashikuar një parking me dy kate nën tokë dhe me një kapacitet prej 321 vendesh parkimi, 8 vende parkimi për invalid dhe një vend për karikim elektrik.
Aktualisht janë realizuar rreth 50% e punimeve në total për bulevardin e ri, ku janë vendosur edhe 300 pika ndriçimi, 1100 pemë dhe 7300 shkurre.
Nertila Doko/SCAN
Bulevardi i ri i Tiranës – Kojdheli: Potencial i madh ekonomik, biznesi po tregon interes
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.