Irani refuzon bisedimet me SHBA – Rouhani: Jemi në luftë ekonomike, s’ka vend për negociata!
Presidenti i Iranit, Hasan Rouhani refuzoi negociatat me Shtetet e Bashkuara dhe i bëri thirrje Qeverisë që t’i japë më shumë fuqi që të drejtoje vendin përgjatë “luftës ekonomike”. Presidenti Donald Trump tërhoqi SHBA nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mes Iranit dhe superfuqive botërore, që limitonte kapacitetin bërthamor të vendit.
Trump riktheu sanksionet vitin e kaluar dhe u shtoi gjatë këtij muaji, duke i bërë thirrje të gjithë vendeve që të ndalojë importet e naftës nga Irani. Washingtoni tha se synon të nxisë Teheranin që të pranojë një marrëveshje më të gjerë të kontrollit bërthamor. Irani ka refuzuar vazhdimisht negociatat për sa kohë që Shtetet e Bashkuara qëndrojnë jashtë ujdisë. “Situata aktuale nuk është e përshtatshme për negociata dhe e vetmja rrugëzgjidhje e jona është këmbëngulja”, tha presidenti, Hasan Rouhani.
Trump tha në nisje të javës së Irani do të përballet me një “forcë të madhe” nëse përpiqet të cenojë interesat e SHBA në Lindjen e Mesme dhe shtoi se është i gatshëm të zhvillojë bisedime kur Teherani të jetë gati. Rouhani e krahasoi situatën me luftën e Iranit në vitet 80’ kundër Irakut dhe tha se Qeverisë i duhen fuqi të ngjashme për të menaxhuar ekonominë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.