Italia drejt rihapjes/ Nga e hëna, thuajse e gjitha “e verdhë”! Hapen muzetë dhe restorantet

Një kafe në lokal, mbase të ulur brenda dhe jo jashtë në të ftohtë. Një drekë në restorant e mbi të gjtiha pas shumë muajsh, një vizitë në muze ose në një ekspozitë. Pak orë dhe e gjithë Italia, të hënën në mëngjes, do të zgjohet me ngjyrë ‘të verdhë’, me një zbutje të masave që lehtësojnë klimën rënduese të javëve të fundit për shkak të rritjes së indeksit të infektimit që më së fundi është ulur.
Në këtë mënyrë, në Itali pritet të ndryshojnë rregullat. Në rajonet me ‘ngjyrë të verdhë’ do të lejohet lëvizja lirshëm mes komunave, por do të vijojë ndalimi deri me 15 shkurt për të gjithë, që të spostohen nga njëri rajon në tjetrin. Qendron në fuqi shtetrrethimi nga ora 22:00 deri në 05:00 por që mund të ‘thyhet’ vetëm për nevoja madhore si punë, shëndet apo emergjenca. Leja e lëvizjes do të jetë e nevojshme vetëm pas orës 22:00. Në zonat e verdha, baret do të lejohet të punojnë nga ora 05:00 deri në 18:00. Edhe restorantet do të qendrojnë të hapura deri në 18:00, dhe pas kësaj ore do të lejohet shërbimi i dërgimit të ushqimit në banesë. Në ditët e pushimit do të lejohet hapja e qendrave tregtare.
Po ashtu, këtë të hëne nis rikthimi i nxënësve në shkollat e mesme. Nga 1 shkurti, në shkolla do të paraqiten jo më pak se 7 milionë nxenës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.