“Italia të qëndrojë në euro” – Berlusconi dhe aleatët e tij kuptojnë pasojat e daljes nga valuta

Silvio Berlusconi tha se Italia nuk duhet të dalë nga euro dhe se aleati kryesor, Liga e Veriut, ka rënë dakord me të se dalja nga valuta e përbashkët do të sjellë një goditje për ekonominë.
Lideri i partisë, Matteo Salvini, ka dhënë komente të ndryshme mbi euron, që italianet e fajësojnë gjerësisht për gjendjen ekonomike në vend. Berlusconi tha se valuta e përbashkët duhet të vazhdojë të menaxhohet në të njëjtën mënyrë si ç’ka bërë presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi.
“Salvini nuk mendon më se duhet të dalim nga euro, pasi e ka kutpuar se do të ishte e paqëndrueshme për ekonominë”, tha Berlusconi.
Partia e qendrës së djathtë, Forza Italia, Lega Nord dhe partia e djathtë “Fratelli d’italia”, pritet të fitojnë zgjedhjet më datë 4 Mars, por nuk pritet të marrin mazhorancën absolute. Kundërshtimi i euros përbën një çështje në zgjedhjet në Itali dhe perspektiva e daljes së ekonomisë së 3-të më të madhe të Europës nga valuta, ka trazuar tregjet financiare.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.