Japonia, 1 javë me aplikacionin e Covid-19. Mbi 4 milionë shkarkime. Në 60% të popullsisë, ndalon epideminë
Aplikacioni i gjurmimit të kontakteve me Covid-19 në Japoni ka arritur në mbi 4 milionë shkarkime që kur u fut në treg 1 Javë më parë, ndërkohë që Qeveria përpiqet të shmangë valën e dytë të infeksionit, tashmë që shkollat dhe bizneset janë rihapur. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se pavarësisht se nuk ka një numër objektiv për shkarkimet, qëllimi është që sa më shumë njerëz ta përdorin. Sipas një studimi të Universitetit të Oksfordit, aplikacione të tilla mund të ndalojnë një epidemi nëse përdorimi arrin në 60% të popullsisë.
Profesorë në universitetin e Kiotos, thonë se një shifër aq e lartë është për t’u debatuar, por sa më shumë njerëz ta përdorin, aq më efektiv është aplikacioni ndaj ndalimit të një sëmundjeje. Japonia hoqi gjendjen e emergjencës në fund të muajit Maj dhe ka përballuar epideminë më mirë se shumica e vendeve të zhvilluara, me rreth 18,000 infeksione në total dhe 969 vdekje.
Aplikacioni, i quajtur COCOA, që përkthehet Aplikacioni i Konfirmimit të Kontaktit, është projektuar nga Microsoft dhe është i disponueshëm për iPhone dhe telefonat që përdorin Android. Aplikacioni përdor sinjale Bluetooth për të identifikuar kontaktet me përdoruesit e afërt që që zgjasin mbi 15 minuta. Nëse një përdorues testohet pozitiv për virusin, kontaktet e tij mund të gjurmohen dhe lajmërohen me një mesazh.
Shumë vende kanë prezantuar aplikacione të gjurmimit të kontakteve, përfshirë Autralinë, Malajzinë, Britaninë, Indinë, Gjermaninë dhe Italinë. Singapori ishte vendi i parë që prezantoi aplikacionin TraceTogether në muajin Mars, por shqetësimet e privatësisë e penguan epërsinë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.