Kamionçina e parë e Tesla- Automjeti i blinduar “Cybertruck” nis nga 39,900 dollarë
Tesla prezantoi këtë javë kamionçinën e parë elektrike, me një dizenjo futuristike ngjyrë gri që ngjason me një automjet të blinduar, duke sfiduar prodhuesit e makinave në Detroit. Me një çmim fillestar prej 39,900 dollarë, kamionçina e quajtur “Cybertruck” është më e lirë se sa pritej, por dizenjo e automjetit mund të limitojë shitjet në një segment që simbolizon mënyrën e jetesës amerikane. Ekzekutivi i Tesla, Elon Musk, tha se versionet e tjera do të kenë një çmim prej 49,900 dhe 69,900 dollarë, ku më e shtrenjta do të ofrojë një distancë prej 800 kilometra me 1 karikim. Prodhimi i makinës do të nisë në fund të vitit 2021.
“Tre makinat më të shitura në Amerikë janë kamionçina. Që të kemi energji të qëndrueshme, ne na duhet një kamionçinë”, tha Musk. Automjeti, që duket sikur vjen nga e ardhmja, ka një trup të padepërtueshëm të përbërë nga çeliku, goma gjigante dhe dritare prej xhami të blinduar. Elon Musk tha se trupi jashtëzakonisht i fortë i makinës është i papërkulshëm. Megjithatë, xhami i blinduar u shkërrmoq ndërsa goditej me një sferë metalike gjatë eventit të prezantimit. Reagimet ishin të ndryshme. Shumë persona në tëitter e pëlqyen kamionçinën e re, ndërsa të tjerë thonin se “Elon Musk ka prodhuar një makinë kartoni që e ka vizatuar në kopësht”. Musk shkroi në Twitter se dizenjo është influencuar nga makina sportive Lotus Esprit e përdorur në vitet 70’ në filmat James Bond.
Ndërsa modeli 3 është makina elektrike më e shitur në botë, kjo përbën alternimin e parë të Tesla drejt një tregu që është drejtuar prej kohësh nga Ford dhe General Motors.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.